Rudina tregon ditëlindjen e fundit me Azemin

Rudina tregon ditëlindjen e fundit me Azemin

233
0
Shares

Deputeteja e PD, Rudina Hajdari ka folur për jetën e saj, marrëdhëneit e dikurshme me të atin, Azem Hajdari, shkollimin në Amerikë, martesën e saj dhe tema të tjetra në një bisedë me Rudina Magjistarin në ‘TV Klan’.

“Unë zgjodha të kandidoj si deputete, dëshira ime ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe nuk ka qenë rastësi. Kjo është hera e dytë që kthehem. Kam punuar në Ministrinë e Jashtme në departamentin e NATO-s, por u shkëputa pas 2 vitesh për të vazhduar studime të tjera në Londër”, ka shpjeguar ajo për kthimin e saj të fundit në atdhe.

Rudina ka  folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

“Njohja ime me të ka qenë në moshë shumë të hershme, ai ishte 18 vjeç dhe unë 16 vjeç. Jemi njohur në SHBA gjatë shkollës, më pas vendosëm të martoheshim edhe pse ai i dinte aspiratat e mia”- deklaron Rudina.

Rudina ka folur edhe për babain e saj Azem Hajdarin. “Unë ngjasoj shumë me të, për nga temperamenti dhe se jam shumë e drejtpërdrejte,” tha Rudina.

“Ajo që kujtoj gjatë kohës që ishte ai gjallë, ishte ditëlindja ime e 12-të. Ajo ishte ditëlindja ime e fundit me të pranë, edhe pse askush se dinte ai vendosi që të ma festonte në Durrës, me shumë miq” tha Rudina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY