PËRGJIMET/ Mori 50 mijë euro për një ngarkesë, krahu i djathtë i...

PËRGJIMET/ Mori 50 mijë euro për një ngarkesë, krahu i djathtë i Habilajve mund të lirohet

202
0
Shares

Nezar Seiti u la 20 dite ne burg nga Gjykata e Tiranës, për qëllim ekstradimi drejt Italisë. Prokuroria kërkoi sot “burg pa afat” për 40 vjeçarin Nezar Seiti, por trupa gjyqësore vendosi ta lërë Seitin vetëm për 20 ditë në qeli. Gjatë kësaj kohe duhet të vije dosja dhe kërkesa e ekstradimit nga Italia. Në rast se dosja nuk vjen vendi fqinj, pas më pak se 3 javësh Nezar Seiti mund të jetë sërish i lirë.  Të dielën, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda e la në masën e sigurisë 20 ditë heqje lirie Nezar Seitin, emri i të cilit del jo pak herë në 416 faqet e përgjimet e bëra nga autoritet italiane.

Përgjimet

Nezar Seiti u ndalua disa ditë më parë gjatë operacionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Vlorë, për dosjen Habilaj. Emri i Nezar Seitit, renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias.

Nga të dhënat e hetimit, të firmosua nga gjyqtarja Loredana Pezzino, Nezari ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kokës së organizatës kriminale, Moisi Habilaj. “Ata merrnin ngarkesat në Itali me automjete në emër të shtetasve italianë”, shkruhet në dosjen hetimore.

Nezar Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës. Në Janar 2017, efektivët e GDF italiane e kanë ndjekur teksa ai ndodhej në lagjen San Giovanni Galermo (Katania), dhe në një rast, Seiti ka marrë 50 mijë euro për një sasi droge të shkëmbyer. Para që më pas u transportuan në Shqipëri, të fshehura në një ngarkesë me detergjente.

Po në Janar 2017, në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj, Seiti thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë:

“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY