Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Festa, drogë dhe seks me minorenet në rezidencën e emigrantëve, arrestohen 5 shqiptarë

22/10/2017
Azili drejt Gjermanisë, çdo ditë largohen nga Kukësi 10 familje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga. Ata kishin zgjedhur rezidencën e emigrantëve të bënin festa me droge e seks me minorene. Felicioni eshte një strukturë në Roseto të Abruzzos (Teramo), përballë detit me pishinë, e cila pret prej vitesh 124 emigrantë. Të gjithë azilkërkues. Në pranga kanë përfunduar pesë shqiptarë në përfundim të një hetimi të gjatë të nisur që në muajin prill me arrestimin e një prej tyre, të cilit iu gjetën 40 gram kokainë. Mediat italiane kanë zbuluar të tjera detaje për bandën me shqiptarë të kapur 5 ditë më parë Karabinierët e kompanisë së Giulianova kanë kuptuar se pas atij shpërndarësi mund të ishte një rreth më i gjerë dhe duke përdorur si instrumentet klasike të ndjekjes dhe hetimeve në terren, ashtu edhe përgjimet telefonike, ambientale dhe filmimet, kanë zbuluar se pas atij djali shqiptar ishte një grup i tërë i përbërë i gjithë nga shqiptarët. Një bandë e vërtetë, në të cilën bënin pjesë Alban Guga, 23 vjeç dhe Bruno Xhaysa, 28 vjeç, të dy rezidentë në Roseto; Gëzim Papa, 29 vjeç, Viktor Gjeci, 23 vjeç dhe Bledar Laçi, 29 vjeç, rezidentë në Rutigliano (Bari), të gjithë të gjykuar disa herë. Të pesë shqiptarët kishin organizuar një xhiro të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës mes Rosetos dhe rrethinave dhe shpesh takimet me blerësit (dhjetëra e dhjetëra të rinj edhe minorenë, të gjithë të fotografuar dhe të filmuar nga karabinierët) bëheshin pikërisht brenda “Rezidencës Felicioni”, ku personat nën hetim prenotonin dhoma dhe organizonin festa të vërteta me baze droge e seksi: në disa raste vajzat që merrnin pjesë në takime, duke mos pasur para, e paguanin kokainën dhe marijuanën me favore seksuale. Akuzat për 5 shqiptarët janë për shpërndarje droge të rrethana të rënduara për shkak të moshës minorene të klientëve (për dy shqiptarët rezidentë në Roseto) dhe shpërndarje dhe zhvatje e rëndë (për shqiptarët rezidentë në Puglia). Dhe absurdi është që viktimat e zhvatjes ishin dy shqiptarët rezidentë në Roseto, që nga tre shqiptarët, rezidentë në Puglia kishin marrë 200 gram kokainë (me vlerë rreth 10 mijë euro) por pa ua paguar. Nga këtu kishin marrë shtysë disa dërgesa ndëshkuese për të nxjerrë paratë, të ndjekura me kërcënime për vdekje, aq sa dy shqiptarët rezidentë në Roseto kishin denoncuar tre bashkëkombësit. Më pas denoncimi u tërhoq, me sa duket pas një pakti mes tyre, duke parë që tre shqiptarët e tjerë ndërkohë ishin vendosur në Roseto për të drejtuar bashkë punët.

Tags: drogeminoreneseks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.