ALARMI/ “Të legalizojmë drogën shqiptare, na ka pushtuar vendin”

ALARMI/ “Të legalizojmë drogën shqiptare, na ka pushtuar vendin”

146
0
Shares
Il procuratore della Repubblica di Salerno, Franco Roberti, alla presentazione a Napoli del libro sulle vittime innocenti di camorra 'Come nuvole nere' scritto dal giornalista Raffaele Sardo, 8 aprile 2013. ANSA / CIRO FUSCO

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane, Franko Roberti është shprehur se do të ishte shumë mirë nëse do të legalizohej droga shqiptare. ndaj  situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. I ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Franko Roberti tha se do të ishte një lëvizje e mkrë për të luftuar grupet kriminale të trafikut.

“Drogat e lehta kanë pushtuar vendin duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, e rrjedhë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria. Për këtë, i kemi kërkuar qeverisë e parlamentit  italian një zgjidhje të pashmangshme; Ose të bashkojmë të gjitha forcat për  të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit të së dejtës është të luftojë fuqitë kriminale e jo të bashkëjetoj me ta. impenjimi i forcave të rendit ka reduktuar trafikun e sasisë së drogave të rënda në vend, ndërsa trafiku i drogave të lehta është shtuar në mënyrë të dukshme me gjithë impenjimin e të gjithëve. Legalizimi i drogave të lehta do të ishte një goditje e rëndë e klaneve kriminale. Shteti duhet të prodhojë e shesë droga të lehta të cilësisë më të mirë e me çmime më konkurruese se ato të trafikuara nga klanet kriminale,- tha Roberti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY