Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetarët investigativë: Kjo është banda më e rrezikshme e kanabisit nga Vlora në Gjirokastër

16/10/2017
Gazetari denoncon “live”: Një nga bandat në Elbasan më kanë kërcënuar me jetë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për gazetarin e kronikës në News 24, Artan Hoxha, arrestimi i Moisi Habilajt, i përfolur si kushëri i Saimir Tahirit, sot nga policia italiane, është një operacioni i cili nuk është i zhvilluar ditet e fundit por prej muajsh e vitesh.

“Autoritetet italiane kanë një mënyrë të vepruari në luftën kundër organizatave kriminale që meren me trafiqe, bëhet fjalër për organizata që kanë potencial të madh financiar, pra e kanë kollaj të rekrutojnë ushtarë dhe të kenë një logjistikë të sofistikuar. Në Shqipëri bëhet e kundërta, kapet personi i dyshuar dhe pastaj bëhen hetimet. Në Itali të mbajnë në vëzhgim deri sa sigurojnë provat, zbërthejnë organizatën, kush është financuesi e transportuesi, vendi nga i cili vijnë, në rastin konkret është mbajtur në përgjim, janë kapur ngarkesa në të kaluarën, ka vijuar gjurmimi për të zbuluar me kë kemi të bëjmë vendi ku ka vepruar është zonë e njohur historikisht si një territor ku vepron mafia siciliane, Katania, ishujt e Sicilisë dhe Italisë së Jugut, ku lidhjet e forta janë me mafien e Cosa Nostra. Rezulton se kjo organizatë ka furnizuar Cosa Nostran me kanabis vitet e fundit”, tha ai në studio e hapur të Eni Vasilit.

Sipas tij prokurorët italianë nuk kanë gjetur mbështetje nga pala shqiptare për të goditur këtë bandë të rrezikshme që ka të paktën një dekadë që funksionon.

“Në Shqipëri e panë nuk mund të kishin sukses, dhe goditën në Itali, një prokuror i Katanias erdhi disa herë, por dosja e përgjimeve që kanë në këtë rast autoritetet italiane, vetëm ata e kanë…njihet si grupi i rrjedhës së poshtme të Vjosës, janë me origjinë nga Labëria, përfshin Vlorën, Tepelenën, disa zona periferike të Gjirokastrës. Janë 5 grupe që koordinojnë veprimet me njëra-tjetrën, nga Vlora në Gjirokastër.

Një nga dyshimet është se kemi të bëjmë me Moisi Habilajn, është më tepër me një kartel që është shumë i fuqishëm, s’është kollaj për t’u gosditur, ka ekzistuar prej 1 dekade,mund të ndikosh në fushata elektorale…Ky grup ka bërë trafik narkotikësh me avione dhe është grupi i parë që e ka futur që kur ka qenë zona e Lazaratit, është grup goxha i fuqishëm. Personi i cili ka dalë publikisht është Dritan Habilaj që ka deklaruar që unë jam kushëri i Saimir Tahirit, që ia kam blerë makinën, ia kemi lënë dy herë ta përdori dhe në rastin konkret është i arrestuar Moisi Habilaj që është kushëri i tij Dritan Habilaj dhe Tahiri ka reaguar qëpar e thotë hetimet të nxjerrin deri ku janë të përfshirë”.

Ndërkaq gazetarja Klodina Lala tha një tjetër infrmacion të besueshëm sipas saj që vinte nga burime të prokurorisë.

“Një informacion nga një burimi im nga Prokuroria, që është e sigurt që nga pala italiane ka një sërë drejtuesish të kupolës së Policisë së Shtetit që dyshohen të përfshirë me këtë grup që janë në hetim nga pala italiane. Autoritetet shqiptare duhet të presin ardhjen e dosjes në Shqipëri, prokuroria shqiptare duhet të presë dosjen e Italisë”, tha Lala.

Tags: artan hoxhaeni vasiliklodiana lalamoisi habilaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.