Tifozët e Tiranës me shpirt dhe me zemër janë në stadium, edhe pse nuk do të jenë të pranishëm ditën e sotme për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Me anë të një postimi në një nga faqet e tyre në Facebook, ata kanë filluar thumbimet që në mëngjes duke “përshëndetur” deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet që është tifoz i flaktë i Partizanit, me një kolazh të koreve të dedikuara ndaj tij.
“Nëse ka ndonjë pishmonllik qe s’do jena sot ne stadium, nji nga ato është qe s’do ja knojmë dot kongën.
Qe mos mërzitej e ti ngelej hatri, i kemi përgatit nji kolazh.
Ne 4:30 takohemi tek Xhomlliku”, shkruan postimi i faqes “Tirona Tifo Forum”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/