VIDEO/ Lezhë, arrestohet “Sulltani i prostitucionit”, ja për kë bëhet fjalë

VIDEO/ Lezhë, arrestohet “Sulltani i prostitucionit”, ja për kë bëhet fjalë

594
0
Shares

Ai njihet si “sulltani” i prostitutave në Itali dhe ishte shpallur në kërkim, por ka përfunduar në prangat e policisë. Arrestimi i tij nga uniformat blu të policisë së Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për Nin Lalaj, 38 vjeç, banues në Lezhë. Ndaj tij Gjykata e Pukës në 21 mars të vitit 2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. I riu iu dorëzua policisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sulltani

Lalaj është një emër i njohur i krimit në Itali dhe në Angli. Në tetor të vitit 2013, gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij. Në operacionet e policisë italiane, në atë kohë, u arrestuan 17 persona që shfrytëzonin rreth 200 vajza e ndërsa të drejtën se kush do shkonte në “punë” e kishte vetëm ai, Nin Lalaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY