Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flamur Noka: Përjashtimi im, turpi i këtij Kuvendi

12/10/2017
PD: Pushimi i hetimit për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është paraqitur pasditen e sotme në mbledhjen e Byrosë Parlamentare. Noka ka paraqitur pretendimet e tij për qëndrimin e sotëm në Parlament. Në mbledhjen e sotme të Byrosë diskutohet kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të deputetit Flamur Noka nga punimet e Kuvendit. Pas la ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka tha para mediave se ai nuk ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, por sipas tij ka qenë kryeministri Rama ai që ka folur me fjalor rruge.

“Turpi i këtij parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe institucion për një të drejtë të tij, sipas rregullores. Neni 49 pika një e Rregullores së Kuvendit, thotë se kur një deputet kërkon fjalën për procedurë, ajo jepet menjëherë. Ju e patë që deputeti Noka kërkoi fjalën për procedurë, as më pak as më shumë, e vetmja gjë që bëra tepër është që insistova. Dëgjova një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rruge. Kërkova fjalën për procedurë që t’i kërkoja kreut të Kuvendit që t’i tërhiqte vëmendjen kryeministrit të mos fliste me zhargon rruge, ndërsa ai në vend që ta bënte këtë, përjashtoi deputetin. Këtë që po e them tani ia paraqita me zë e figurë para Byrosë Parlamentare. Unë nuk kam fyer asnjë njeri, por kam dalë nga ajo sallë i fyer shumë, pasi të drejtën që më ka dhënë rregullorja ma ka mohuar vazhdimisht kryetari i Kuvendit. Nëse e quani fyerje insistimin, e pranoj që paskam bërë fyerje. Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend, pasi kur jemi në sallë duhet të flasim në mënyrë të kulturuar, dhe jo me fjalor rruge, gjë që e bëri kryeministri. Pëshpëritjen nga pas foltores së Kuvendit e ka ves të vjetër. Dhe kryetari i Parlamentit, pa mbledhur Byronë Parlamentare vendosi të mos pranojë kërkesën e opozitës për përjashtimin e kryeministrit. Qëndrimi për seancën e nesërme i takon grupit parlamentar të PD. Nuk e pranojmë këtë drejtim banditesk të Kuvendit”,- theksoi Noka.

Tags: Flamur nokakuvendPerjashtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmnagien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmnagien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.