Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lëngu i shegës, një çudibërës i jashtëzakonshëm për shëndetin

11/10/2017
Lëngu i shegës, një çudibërës i jashtëzakonshëm për shëndetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme. Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.

Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut. Lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve të cilat çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil. Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E.

Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara. Kjo për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.

Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës
Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.

Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru. Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

Lëngu i shegës forcon imunitetin
Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar. Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.

Lëngu i shegës kundër plakjes
Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell. Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

Lëngu i shegës përmirëson lëkurën
Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë. Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj. Nëse pini një lëng shege në ditë do të keni një tonalitet lëkure të jashtëzakonshëm.

Lëngu i shegës dhe shtatzania
Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh. Përfshirë këtu acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë.

Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve
Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar. Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha./AgroWeb

Tags: LwngShegeShendet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.