Presidenti katalunas Carles Puigdemont ka nisur fjalën e tij në Parlamentin rajonal të Katalunjës.
“Është bërë e qartë se nuk është më çështje e brendshme. Katalonia tani është një çështje evropiane”,- tha ai.
Puigdemont shtoi se nuk po “planifikon ndonjë kërcënim apo fyerje”, por në vend të kësaj dëshiron të “zhdukë tensionin”.





