Një grua e moshuar ka ndërruar jetë, si pasojë e përplasjes nga karroca. Ngjarja ndodhi në fshatin Miras, Devoll, ditën e sotme. Sipas policisë, 41 vjeçari me inicialet S.S. duke drejtuar karrocën me kalë ka aksidentuar të moshuarën 70 vjeçe me inicialet L.K. E plagosura u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka ndaluar 41-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.





