Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal që po ndodh në sistemin arsimor në Librazhd. Me anë të një statusi në profilin e tij të Facebook Boçi ka denoncuar me emra punësimet pa kriter, të cilat sipas tij janë shpërndarë sipas bindjeve politike.
Madje, disa mësues të cilët japin lëndën e anglishtes nuk kanë diploma universitare për gjuhë të huaja.
““Pak” padrejtësi nga Librazhdi për Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit. E denoncuar publikisht në FCB nga kërkuesit e drejtësisë”,- shkruan Boçi.






