Seanca gjyqësore ndaj kreut të bandës kriminale, Emiljano Shullazit sapo ka nisur. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pritet dëshmia e disa zyrtarëve të lartë të shtetit lidhur me kërcënimin nga Emiljano Shullazi ndaj rektorit Mynyr Koni në kohën e zgjedhjeve në universitete.
Mësohet se deri tani janë paraqitur në gjyq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako; Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule; ish-Dekani Shezai Rrokaj, Klodeta Dibra dhe Majlinda Keta. Po sot është thirrur për të dëshmuar edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar se e ka mbrojtur Shullazin.





