Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ ISP: Deputetët po u zjvasin qytetarëve deri në 1100 euro në muaj

08/10/2017
Shtyhet për në orën 18.00 seanca për votimin e qeverisë,  por debati për programin, nesër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëse një qytetar i thjeshtë i këtij vendi kapet në shkelje ligjore duke falsifikuar dokumenta e kësisoj duke përfituar pagesa në dëm të buxhetit të shtetit, burgoset menjëherë, por mesa duket, deputetët e Republikës së Shqipërisë janë të imunizuar në këtë aspekt.

Ky është përfundimi në të cilin del një studim i ISP-së (Instituti i Studimeve Politike), i cili i ka kërkuar kuvendit shqiptar një hetim të menjëhershëm për të ndaluar abuzimet që kryejnë deputetët shqiptarë me taksat e qytetarëve.

Abuzimi konsiston në faktin se shumë prej deputetëve marrin pagesa “ekstra” në shuma që variojnë nga 500 deri në 1100 euro në muaj, për shkak se deklarojnë se nuk kanë ku të jetojnë në Tiranë, e kësisoj nuk mund të kryejnë punën e tyre si deputetë. Por e vërteta është krejt ndryshe, pasi shumë deputetë të qarqeve të tjera (përveç Tiranës) kanë shtëpi në kryeqytet, madje edhe vila, por në mënyrë që të përfitojnë këto pagesa ekstra për akomodimin dhe transportin, deklarojnë se vendbanimin e kanë në qytete të tjera.

Ja konkluzionet e ISP-së:

ISP KUVENDIT: HETIM E NDALIM TË ABUZIMIT TË DEPUTETËVE ME PAGESAT FIKTIVE

Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj. Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore. /Gazeta exspress.

Letra e plotë ndodhet dhe deklarimet e bëra nga deputetet ndodhen bashkëngjitur:

Tags: deputeteIspZhvatje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.