Masakrimi i vogëlushes nga dy pitbullët, gjyshi rrëfen tragjedinë

Masakrimi i vogëlushes nga dy pitbullët, gjyshi rrëfen tragjedinë

150
0
Shares

Vogëlushja 13-muajshe shqiptare u kafshua për vdekje nga dy pitbullë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Breshia të Italisë në 17 shtator. Ditën e sotme gjyshi i saj, rëfeu për herë të parë se si ndodhi ngjarja.

 

“E kisha në krahë vajzën kur qentë e sulmuan. Nuk i ndala dot nga sulmi”,- deklaroi Hasan Kikaj, gjyshi i të voglës Victoria.
Sipas “Corriere”, versioni i tij ka lënë dyshime te hetuesit. Gjyshi është ndër personat e hetuar për vdekjen e vajzës, po ashtu babai shqiptar dhe nëna italiane e Victorias. Ndërkohë, nën hetim është edhe veterineri, i cili nuk kishte raportuar tek autoritetet një sulm të mëparshëm të dy qenve kundër një qeni tjetër, siç e kërkon ligji.
NGJARJA
Të dielën e 17 shtatorit vogëlushja ishte vetëm me gjyshin kur iu shkëput nga duart dhe doli në kopsht duke shkuar drejt kutisë së ushqimit të kafshëve që e kanë sulmuar për vdekje. Gjyshi nga i ati, i plagosur në tentativë për të mbrojtur mbesën dhe më pas ‘viktimë’ e një ataku zemre, ishte vendosur në regjistrin e të dyshuarve për vrasje me qëllim si pasojë e mungesës së ruajtjes së vajzës. I vetmi i rritur në shtëpi duhet, sipas hetuesve ta kontrollonte mbesën në çdo lëvizje.

victoria

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY