Akademia e Sigurisë shpall 100 studentët fitues

Akademia e Sigurisë shpall 100 studentët fitues

452
0
Shares

Akademia e Sigurisë ka shpallur 100 studentët fitues, të cilët do të ndjekin ciklin e studimeve bachelor. Pyetjet e testit u hartuan nga një komision i posaçëm, nga pedagogë të Akademisë së Sigurisë. Testi përmbante pyetje alternative dhe korrigjimi i tij u bë sipas procedurave standarde të korrigjimit elektronik.
Policia deklaron se rezultatet e testimit u shfaqën në mënyrë automatike, në sallën ku u zhvillua testimi dhe në praninë e gjithë aplikantëve. Interesi për të ndjekur Akademinë e Sigurisë ishte i lartë. Në fazën e parë u regjistruan 563 aplikantë, nga të cilët u kualifikuan 291 prej tyre.
Komisioni i Vlerësimit të Rezultatit shpalli listën fituese me 100 konkurrentë, që u renditën të parët në të dy fazat e konkurrimit. Në fund të studimeve 3-vjeçare, studentët e diplomuar gradohen ‘Nënkomisar’ në strukturat e Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY