Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha flet nga “ngujimi” në Kuvend: Mazhoranca standard diktatorial, opozita qëndresë me çdo formë dhe mjet demokratik

05/10/2017
Basha në Kuvend: Ja dështimet e Ramës, që nuk mbulohen dot më
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka vendosur “të ngujohet” brenda sallës së parlamentit, në përpjekje për të realizuar kërkesën që reforma zgjedhore të jetë kryefjala e punimeve të seancës. Kuvendi u paralizua të paktën 4 herë dhe Gramoz Ruçi lajmëroi vendimin që Lulzim Basha ishte përjashtuar nga seanca. Punimet parashikohen të vijojnë pasdite, ndërkohë që PD është e vendosur të mos lëshoje pe në kërkesat e saj.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në një intervistë telefonike për “Gazetën Shqiptare” se opozita ka ndërmend të bëjë që zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.
“Qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, shtoi Basha duke treguar kush janë 2 kushtet që jeta politike të vijojë normalisht.

Z. Basha, çfarë po ndodh në Kuvend? Një koment lidhur me përjashtimin tuaj nga punimet e seancës…
Kjo çështje ka dy anë, e para: është ana ligjore, që mazhoranca thotë nuk jemi të përgatitur për reformën zgjedhore dhe hedh në votë një të drejtë të opozitës që s’mund të shtyhet pafundësisht. Pra, hapet një shteg për krizën që kur mazhoranca s’do debat për një çështje që është e drejtë e jona.
E dyta, ana politike është më e rënda. E nisën javën e kaluar duke hequr sinjalin televiziv dhe sot mohojnë debatin në seancë plenare.
Nuk ka gjë më të rëndësishme sot se sa debati për zgjedhjet. Ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë standard që kërkojnë të vendosin këta.
Ky është një standard diktatorial.

Çfarë kërkoni konkretisht?
Siç e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u tjetërsuan, u blenë. U blenë nga Edi Rama me ndihmën e krimit dhe ky është fakt. Zgjedhjet u blenë bashkë me krimin dhe pa u rivendosur kushtet për zgjedhje të lira nuk ka asnjë shpresë tjetër për vendin. Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa kthimi i legjitimitetit të parlamentit, të qeverisë dhe këto arrihen vetëm me zgjedhje të lira.
Ka dy parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin.

Mendoni se do të vijoni të mbani të bllokuar punimet e Kuvendit, të vijoni këtë situatë anormale?
E gjithë Shqipëria është në një situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Krimi po sundon pushtetin qendror dhe vendor. Vendi është në katastrofë.
Ndaj, i vetmi kthim në normalitet është shkëputja e krimit nga politika.
Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo!
Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.