Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I sekuestruan 5 automjete luksoze, si i justifikoi shkodrani 250 mijë eurot

03/10/2017
I sekuestruan 5 automjete luksoze, si i justifikoi shkodrani 250 mijë eurot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kacjolin Zefi po hetohet nga krimet e rënda për trafik ndërkombëtar droge. Pas sekuestrimit me urdhër të Gjykatës së Shkodrës të disa pasurive të paluajshme si prona, aparatamente dhe 5 automjete luksoze me vlerë 250 mijë euro, në pronësi të Kacjolin Zefit, ABC News zbardh dosjen e plotë nga organi i akuzës. Sipas hetimeve, paratë fshiheshin nën emrin e Shoqërisë “Felix M shpk”, që operonte në qytetin e Shkodrës kryesisht në prodhimin e konfeksioneve. Por gjurmimi i parave që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale, ka nisur fill pas arrestimit të Zefit në nëntor të 2016. Ai po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Rënda pasi në kamionin në pronësi të tij u gjetën 700 kg kanabis me destinacion Italinë. Hetimet saktësojnë se 250 mijë euro u dërguan në drejtim të Kacjolin Zefit nga aksionerja kryesore e shoqërisë “Felix M”, një shtetase italiane, e cila zotëron 80% të aksioneve. Shtetasja italiane me inicialet L.T ka deklaruar se, paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale te Zefit përpara se ai të prangosej. Qëllimi, sipas saj, ishte që paratë të përdoreshin për blerjen e kapanonit apo kryerjen e pagesave të ndryshme ndaj punonjësve. Ky deklarim, sipas prokurorisë është në kundërshtim me provat e administruara, pasi rezulton se vetë kompania ka pasur 3 llogari bankare të hapura në emrin e saj. Ndërsa paratë u dërguan në mënyrë të drejtpërdrejtë në llogarinë personale të Zefit. Por dyshimet vazhdojnë më tej. I arrestuari i kishte tërhequr 250 mijë euro në bankë duke deklaruar se i duheshin për “nevoja familjare”. Por Zefi e transferoi këtë shume në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij, pohojnë hetuesit, duke i përdorur për shpenzime të ndryshme si blerje të 5 automjeteve luksoze, mes tyre një “Ferrari” dhe një “Porsche”. Ndërkohë këto para të dyshuara se kanë ardhur nga aktivitete kriminale, ishin investuar edhe në 3 apartamente dhe tokë e truall nga i dyshuari për trafik ndërkombëtar droge, Kacjolin Zefi./ABC News

Tags: Kacjolin zefiMakina luksozesekuestroshkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.