Ish-kreu i SHIK-ut është larguar nga Shqiperia. Kjo erdhi si pasojë e sulmit te mbremjes se kaluar. Mbrëmjen e djeshme, ish-kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti, u sulmua fizikisht nga dy persona ende të paidentifikuar, sulm pas të cilit u detyrua të marrë ndihmë mjekësore. Pa kaluar ende 24 orë nga sulmi, e ëma e tij, Liri Dauti njofton se ai është larguar nga Shqipëria. Ajo e lidh sulmin vetëm me detyrën që i biri ka ushtruar në të shkuarën, pasi në të tashmen ai nuk ka asnjë konflikt.
“Djali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja. Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po s’e lanë të qetë”,- tha nëna e tij.
Policia e Beratit sakaq nuk ka ende asnjë emër apo të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/