15 Fakte që nuk i dini për “Mbretin e kokainës”

15 Fakte që nuk i dini për “Mbretin e kokainës”

383
0
Shares

Bosi i drogës e nisi duke shitur gurë varresh në rrugët e Medellinit. Më pas, ngjitja e tij nuk njohu kufij, deri kur fitonte 420 milionë dollarë në javë, duke u përfshirë për shtatë vite në listën e Forbes. Blerja e një ishulli, fshati me rrota, trafiku i kokainës, minjtë që i hëngrën paratë dhe shumë fakte të tjerë të jashtëzakonshme, për Mbretin kolumbian të Kokainës.

 

1. Ai filloi si kriminel në rrugët e Medellinit kur ishte adoleshent, duke kontrabanduar makina, gurë varresh, cigare dhe madje edhe rrëmbime njerëzish për shpërblim.
Pablo Escobar e nisi karrierën e tij në botën e krimit, si adoleshent në rrugët e Medellinit. Ai filloi duke vjedhur dhe shkrirë gurë varresh, për t’i shitur ato tek kontrabandistët në Panama. Ai vazhdoi me shitjen e cigareve kontrabandë, biletave të rreme të llotarisë dhe mashtrime të vogla. Në fillim të viteve 1970, ai u bë hajdut dhe truprojë, kohë kur dhe rrëmbeu një drejtues kompanie në Medellin, për të marrë shpërblim. Ndalesa tjetër ishte tregtia e drogës në të cilën ai u bë trafikanti numër një i të gjitha kohërave.

2. Në një moment, Escobar fitonte 420 milionë dollarë në javë, ose 22 miliardë në vit. Në zenitin e tij, Pablo do të fitonte rreth 420 milionë dollarë në javë. Ndërsa fshehja e parave nuk u provua si problem, organizimi i kartëmonedhave ishte. Vëllezërit Escobar blinin llastikë gome në një shumë prej 2500 dollarësh në muaj, për të mbyllur me kujdes kartëmonedhat dhe për t’i mbajtur në vendet ku i fshihnin.

3. Pablo Escobar, i cili ishte një nga 10 burrat më të pasur në botë në kulmin e tij, kishte një pasuri neto prej 30 miliardë dollarësh në fillim të viteve 1990. Pablo Escobar shpesh i quajtur si “Mbreti i Kokainës” ishte një nga kriminelët më të pasur në histori. Në vitin 1987, Forbes vlerësoi se pasuria e tij personale ishte të paktën 3 miliardë dollarë. Escobar vazhdoi të ngjitej në listën Forbes të miliarderëve për shtatë vite resht (1987-1993). Ai u shpall njeriu i shtatë me i pasur në botë në vitin 1989. Hera e fundit që u shfaq në listë ishte në vitin kur vdiq. Pasuria e tij neto vlerësohet të ishte 1 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij.

4. Escobar bleu një ishull, Norman’s Cay, në Bahamas të cilin ai e përdori si rrugë kryesore e tarfikut për Kartelin e Medellin. Në fund të viteve 70 Carlos Lehder, një anëtar i kartelit Medellin bleu Norman’s Cay, një ishull në Bahamas. Një pistë avionësh prej 1,000 m, shtëpi, port, hotel, avion dhe anije ishin pjesë e kësaj blerjeje. Escobar madje ndërtoi një magazinë frigoriferike për të ruajtur kokainën. Cay mbeti një rrugë trafiku për katër vjet (1978-1982).

5. Fillimisht, ai trafikoi kokainën në gomat e vjetra të avionëve. Një pilot mund të fitonte deri 500,000 dollarë për fluturim. Sipas vëllait të tij, Pablo Escobar kaloi në trafikun e kokainës kur kontrabanda e cigareve u bë e rrezikshme për trafikun. Fillimisht, ai e kontrabandoi kokainën në goma të vjetra aeroplanësh dhe një pilot paguhej deri 500,000 dollarë për fluturim, varësisht nga sa kilogramë transportonte. Një fluturim i vetëm në një javë mund të jepte një fitim të “hatashëm”, prej rreth 1 milion dollarë. Shpejt fluturimet u trefishuan. Ai gjithashtu vuri në punë dy nëndetëse të vogla, të kontrolluara në distancë, për të transferuar kokainën.

6. Gjatë viteve 1980, 80% e kokainës në botë furnizohej nga karteli i Escobar dhe ai trafikonte 15 ton kokainë në SHBA, në ditë. Gjatë kulmit të operacioneve të tij në vitet 80, karteli i Escobar-it kontrabandoi 15 tonë kokainë në SHBA çdo ditë, duke fituar më shumë se gjysmë miliardë nga operacionet e përditshme. Karteli shpejt fitoi kontrollin global mbi kontrabandën e drogës. Në fakt, 80% e tregut të kokainës kontrollohej nga karteli i tij.

7. Pablo Escobar ofroi pagimin e borxhit të jashtëm prej 20 miliardë dollarësh të Kolumbisë, për të shmangur ekstradimin në SHBA. Kur qeveria kolumbiane iu kundërvu tregtisë së drogës, Pablo Escobar iu ofrua qeverisë me një marrëveshje të pazakontë paqeje. Ai ofroi të investonte paratë e kartelit në programet e zhvillimit kombëtar dhe gjithashtu të paguante borxhin e jashtëm, në këmbim të mos ekstradimit në SHBA. Qeveria kolumbiane nuk pranoi.

8. Pablo Escobar humbi 10% të të ardhurave të tij vjetore, prej minjve që hanin kartëmonedhat e fshehura. Pasi Pablo Escobar hyri në tregtinë e drogës, paratë nisën të vijnë me shpejtësi të madhe. Ai fitoi aq shumë saqë duhej të fshihte grumbuj parash në fusha bujqësore kolumbiane, depo të rrënuara dhe në muret e shtëpive të anëtarëve të kartelit. Disa nga këto do të haheshin nga minjtë ose do të mykeshin, për shkak të kullimit të ujit, duke rezultuar në një humbje prej 10% të të ardhurave të tij vjetore (2.1 miliardë dollarë).

9. Pablo Escobar vuri në zbatim ‘Plata O Plomo’ (Argjend ose Plumb), në përballjen me zyrtarët e zbatimit të ligjit. Escobar i pamëshirshëm krijoi armiq të shumtë gjatë ngjitjes drejt pozicionit të mbretit të kokainës. Ndikimi i tij në rritje nuk pëlqehej nga policët, gjykatësit dhe madje edhe civilët. Ai përdori korrupsionin dhe kërcënimin si armë binjake në trajtimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Politika e Escobarit quhej ‘Plata o Plomo’, e cila në kuptimin e plotë të fjalës do të thoshte argjend ose plumb në spanjisht. Kjo do të thoshte, të pranoje ryshfet ose të përballeshe me vrasjen. Kur një gjyqtar ose një polic i dilte përpara, Pablo përpiqej t’i jepte ryshfet (Plata). Por nëse e refuzonin ryshfetin, ai urdhëronte të vriteshin (Plomo), nganjëherë duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tyre.

10. Një nga laboratorët më efikasë të kokainës së Pablo Escobar ishte një fshat me rrota. Laboratorët e kokainës që punësonin qindra njerëz u ndërtuan thellë brenda një pylli. Këto laboratorë u bënë qytete të vogla me shkolla, mensa dhe qendra mjekësore. Një nga laboratorët efikas ishte një fermë e madhe në kufijtë e Venezuelës. Ky laborator ishte një fshat me rrota. Kur një fluturim duhej të merrte ose të lëshonte një dërgesë, shtëpitë në këtë fshat do të rrotulloheshin, duke ekspozuar pistën e uljes dhe duke u rrotulluar përsëri kur avioni ngrihej.

11. Kur vajza e Pablo Escobarit ishte e sëmurë, ai dogji 2 milionë dollarë kartëmonedha për ta mbajtur ngrohtë. Sipas Sebastian Marroquin dhe Juan Pablo Escobar (djali i Pablo Escobar), familja ishte gjithnjë në lëvizje duke u përpjekur t’i ikte policisë. Një herë kur familja u fsheh në një fermë në malin e Medellin, Manuela, motra e Sebastian dhe vajza e vogël e Pablo Escobar pati hipotermi. Babai i shqetësuar vendosi të djegë 2 milionë dollarë kartëmonedha për të mbajtur familjen ngrohtë.

12. Pablo Escobar hodhi në erë një avion, në një përpjekje për të vrarë një kandidat presidencial që mbështeste ekstradimin e tij. Pablo Escobar me njerëzit e tij hodhi në erë fluturimin Avianca 203 më 27 nëntor 1989. Rrëzimi i aeroplanit u konsiderua si sulmi kriminal më vdekjeprurës në shumë dekada të dhunës kolumbiane. Bomba u vendos për të vrarë kandidatin e atëhershëm presidencial, Cesar Gaviria Trujillo, një politikan që mbështeste procesin e ekstradimit të Pablo Escobar në SHBA. Gaviria, megjithatë, nuk ishte në avion. Në vend të kësaj, të gjithë 107 personat në bordin e avionit u vranë duke përfshirë 2 amerikanë.

13. Sot, një tufë prej 40 hipopotamësh bredh nëpër fshatrat e Kolumbisë, pasi kopshti zoologjik privat i Pablo Escobarit u braktis. Në fund të viteve 1980, Escobar futi kontrabandë katër hipopotamë, tre femra dhe një mashkull, në Kolumbi për kopshtin zoologjik privat në rezidencën e tij në Hacienda Napoles. Pas vdekjes së Pablo Escobar, autoritetet kolumbiane menduan se do të ishte shumë e vështirë për të kapur dhe transferuar këto kafshë. Pra, ato mbetën në pronën e tij, pa kontroll. Deri në vitin 2007, këto hipopotamë shumëzuan me gjashtëmbëdhjetë. Kopetë nuk kishin frikë nga njerëzit dhe bridhnin nëpër zonë për ushqim. Ata e bënë lumin Magdalena si shtëpinë e tyre. Deri në vitin 2014, popullsia shpërtheu në 40 dhe ajo u bë një telash për popullatën vendase.

14. Pablo Escobar projektoi dhe ndërtoi tërësisht burgun e tij, me ura dhe sisteme argëtimi dhe mbrohej nga rojet që zgjodhi vetë. Në vitin 1991, Pablo Escobar ra dakord të dorëzohej tek autoritetet kolumbiane, por sipas kushteve të tij. Qeveria kolumbiane pranoi kushtet dhe kështu u ndërtua La Catedral. La Catedral ishte një burg me pesë yje i projektuar dhe ndërtuar nga Pablo Escobar për izolimin e tij. Burgu luksoz kishte shtretër uji, sisteme argëtimi dhe një pamje të maleve Medellin. Nga ky burg, ai kryente biznesin, urdhëroi vdekjen e kritikëve, organizoi festa me alkool e drogë, shijonte barbeky dhe futboll. Ai zgjodhi truprojat e tij dhe asnjë autoritet kolumbian nuk u lejua brenda një rrezeje prej tre miljesh.

15. Pablo Escobar ishte gjithashtu përgjegjës për disa projekte sociale. Ai ndërtoi shkolla, spitale, stadiume dhe kisha për të varfërit. Pablo Escobar ishte një ‘hero’ për të varfrit, sidomos për njerëzit në Barrio Pablo Escobar. Ai ndërtoi shtëpi, shkolla, stadiume dhe kisha për të varfrit. Ai shpërndau shpesh para për komunitetet e varfëra. Ai madje ofroi strehim për banorët lokalë të cilët nuk kishin një shtëpi të tyre. Ai e ktheu djerrinën në Barrio Pablo Escobar duke siguruar një çati për të gjithë. Njerëzit në mirënjohje e quajtën atë shpesh si ‘Kumbari’ ose si ‘Robin Hood’. /Bota.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY