Asnjë leje ndërtimi në 6 muaj, cilët janë dy qytetet fenomenalë

Asnjë leje ndërtimi në 6 muaj, cilët janë dy qytetet fenomenalë

334
0
Shares

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave për lejet e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit, konfirmojnë një fenomen të njëjtë me atë të tremujorit të parë; në disa qytete të Shqipërisë duket se jeta ka ndalur.
Nga këto të dhëna, rezulton se, në të paktën dy qarqe, si në periudhën Janar-Mars, ashtu edhe në atë Prill-Qershor, ka pasur zero leje ndërtimi, e për rrjedhojë zero sipërfaqe ku të ketë pasur qoftë një ndërtim të vetëm, sado i vogël qoftë, e për çfarëdolloj qëllimi, si për banim apo edhe për biznes.
Këto dy qarqe janë Kukësi dhe Lezha. Ndër 12 qarqet e Republikës, këto janë të vetmet ku në 6 muaj nuk ka pasur qoftë edhe një leje ndërtimi të dhënë.
Shifrat e Instat thonë vetëm se, në këto dy qarqe nuk është dhënë asnjë leje, dhe jo se nuk ka pasur ndërtime, pasi informaliteti dhe ndërtimet e paligjshme vijojnë të jenë ende të pranishme, pavarësisht shtimit të kontrolleve nga autoritetet përgjegjëse.
Por, pavarësisht fenomenit të përhapur të paligjshmërisë, e sidomos në zonat më ekstreme të Shqipërisë, ku edhe kontrolli i territorit nga autoritetet është më i vështirë, shifrat e Instat realisht flasin për një trend.
Qarqet e tjera me më pak leje ndërtimi gjatë gjashtë muajve të parë të viti janë; Gjirokastra, me vetëm 4 leje të dhëna, me një total prej 4671 m2 sipërfaqe, dhe Korça me 7 leje ndërtimi, për një total prej 1346 m2 sipërfaqe.
Kukësi dhe Lezha ndërkohë nuk kanë marrë shtysë gjatë tremujorit të dytë, pavarësisht se në rang republike lejet e ndërtimit thuajse janë dyfishuar në krahasim me tre muajt e parë./scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY