Sajoi grabitjen e dhunshme me armë, pranga 27 vjeçarit

Sajoi grabitjen e dhunshme me armë, pranga 27 vjeçarit

125
0
Shares
Tiranë.
Sajon grabitje me dhunë nga persona të armatosur.
Policia arreston 27 vjeçarin.
Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan shtetasin :
– Albi Celiku, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.
Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Kallzim i rremë në organet e policisë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY