Shqiptarja 50 vjeçare bëhet sërish e virgjër, arsyeja është një çmenduri

Shqiptarja 50 vjeçare bëhet sërish e virgjër, arsyeja është një çmenduri

293
0
Shares

Një shqiptare 50 vjeç i ka rikthyer vetes virgjërinë. Ngjarja e pazakontë është rrëfyer mbrëmjen e së premtes në emisionin “Top Show Magazine”, ku ndihmës kirurgia Senera Hoxha ishte një ndër të ftuarat në panel për të folur rreth kirurgjisë estetike. E pyetur rreth ndonjë rasti që asaj i kishte mbetur në mendje, Hoxha rrëfeu historinë e një gruaje rreth të 50-ave që kishte shkuar në klinikën ku ajo punonte.

“Ajo erdhi bashkë me të bijën për të realizuar një rimodelim të pjesës intime,”- tregoi ndihmës kirurgia, duke shtuar se vetëm më pas, zonja i kishte komunikuar se ajo donte të bëhej sërish e virgjër. Ajo tregoi se çifti për pak ditë do të festonte përvjetorin e martesës dhe zonja në fjalë do ta kryente ndërhyrjen si dhuratë për bashkëshortin. Hoxha tregoi se ndërhyrja u krye me sukses dhe siç kishte mësuar ajo më pas nga vetë zonja, bashkëhshorti i saj e kishte pëlqyer së tepërmi dhuratën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY