SKANDAL/ Institucionet e Vettingut nën kontrollin e ministrisë së drejtësisë

SKANDAL/ Institucionet e Vettingut nën kontrollin e ministrisë së drejtësisë

160
0
Shares

Ka qenë nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ai qe ka zbuluar nje nga skandalet e reja te qeverise. Me ane te nje statusi ne facebook Rama ka denoncuar me dokumente se si qeveria, me anë të një vendimi i ka dhënë të drejtën Ministrisë së Drejtësisë të ketë në administrim zyrat e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Statusi i Luan Ramës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucioni kushtetues i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pasi është lënë bashkë me institucionet e tjera të vettingut tre muaj pa marrë pagat, pasi maxhoranca e komisionit të ligjeve në Kuvend i gjymtoi edhe struktura e propozuar, ç’ka nëse do të votohet edhe nga Kuvendi do të bëjë të pamundur përmbushjen e misionit për të cilin është krijuar, edhe zyrat do t’i ketë nën administrimin e ministrisë së drejtësisë! As më shumë e as më pak kemi të bëjmë me një akt tjetër të cenimit të pavarësisë funksionale te Komisionit të Posaçëm të Apelimit, i cili është institucion kushtetues, me të njëjtin status që kanë të gjitha institucionet kushtetuese. Madje ligji shprehet qartë duke e barazuar statusin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit me Gjykatën Kushtetuese! Atëherë ç’punë ka Ministria e Drejtësisë me zyrat e Komisionit të Posaçëm të Apelimit? Përse duhet t’i administrojë ajo?! Arsyeja është e qartë: Gjithë investimet, përfshirë edhe sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit dhe sistemin e sigurisë, përveç se do ti realizojë ministria, ajo, pra ministria, do të ketë edhe kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes së tyre! Procedura e investimeve është njëri problem, madje më pak i rëndësishmi! Problemi më i madh është aksesi në sistem! Disa muaj më parë, ministrisë së drejtësisë ju hoq me ligj aksesi në sistemin e çështjeve që shqyrtohen në gjykatat e vendit, ndërkohë që me një VKM i jepet ekskluziviteti i administrimit të zyrave të Kolegjit të Apelimit, përfshirë edhe aksesi në sistem! Sepse operatori, marrëdhënien do ta ketë me ministrinë e drejtësisë! Pra, nga çdo pikëpamje që ta gjykosh, VKM është një akt skandaloz i cili duhet anuluar! Sepse nuk mundet që një institucion i qeverisë të kryejë investime e të administrojë zyrat e një institucioni të pavarur kushtetues! Sepse është njësoj që ministria e drejtësisë fjala vjen të administrojë zyrat e Gjykatës së Lartë apo të Gjykatës Kushtetuese, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo të Komisionerëve Publikë, të Avokatit të Popullit, të KLSH e kështu me radhë! Prandaj VKM-ja që i jep në administrim zyrat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ministrisë s? Drejtësisë, duhet të anulohet!

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY