Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat franceze: Ermal Beqiri u ndalua pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi një central bërthamor, pritet ekstradimi në Shqipëri

Biznesmeni Ermal Beqiri është ndaluar nga autoritetet franceze pas një incidenti ajror pranë centralit bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime. Sipas raportimeve të mediave franceze, avioni i vogël civil që ai pilotonte hyri në hapësirën e mbrojtur ajrore mbi central, duke detyruar Forcat Ajrore franceze të ndërhynin dhe ta shoqëronin deri në aeroportin e Albertit.

Menjëherë pas uljes, Beqiri u ndalua nga policia. Mediat franceze raportojnë se ai ishte i njohur për autoritetet franceze dhe shqiptare për çështje që lidhen me mashtrimin financiar, mashtrimin e organizuar dhe aktivitete të paligjshme kibernetike.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia gjeti tre pajisje gjurmimi të tipit “AirTag” të fshehura në veshjet e tij. Hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit, si dhe nëse shkelja e hapësirës ajrore ka qenë e qëllimshme apo është ndikuar nga persona të tjerë.

Nga ana e tij, Beqiri deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe se, në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor, ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Për shkeljen e zonës së ndaluar ajrore, autoritetet franceze e gjobitën me 7 mijë euro dhe më pas e vunë në dispozicion të procedurave të mëtejshme ligjore, përfshirë kërkesën për ekstradim drejt Shqipërisë.

Ndaj Ermal Beqirit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Beqiri është pronar i kompanisë “Soft & Solution” dhe akuzohet nga SPAK se ka përfituar tenderë publikë me vlerë mbi 1.1 milion euro, në kuadër të një skeme ku, sipas hetimeve, një bashkëpunëtor i Ergys Agasit ushtroi presion dhe kërcënime ndaj një kompanie rivale për ta tërhequr nga gara.

Po ndodh

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026
DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026
DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.