Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zhvilluar mbrëmjen e së hënës protesta e 59-të kundër qeverisë në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe Kryeministri dhe më pas nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit hodhën thirrje si: “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

Një prej qytetarëve mbajti një fjalim duke bërë thirrje për bashkimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Ai u kërkoi studentëve të reagojnë nëse, sipas tij, situata politike nuk ndryshon deri në shtator, ndërsa ftoi edhe diasporën t’i bashkohet protestave.

“Kam thirrje për studentët. Nëse këto qelbësira nuk largohen deri në shtator, dyert e universiteteve nuk do të hapen. Rama dhe Berisha do të ikin që këtu. I bëjmë thirrje diasporës që të vijë në këtë shesh. Do ta marrim pushtetin jo me dhunë. Mos bëni pushime, por t’i përkushtohemi këtij vendi. Rama në burg, Berisha në burg”, u shpreh ai.

Gjatë tubimit foli edhe aktivistja Arvina Lleshi, e cila renditi dhjetë arsye pse, sipas saj, qytetarët duhet të protestojnë.

“Arsyet për të protestuar janë të shumta. Protestojmë sepse 26 persona humbën jetën në Gërdec më 15 mars 2008; sepse shumë shkolla nuk kanë laboratorë dhe palestra; për shpopullimin; për çmimet e apartamenteve; për check-up; për kullat; për lumenjtë; sepse nuk e ngrini zërin për ne; sepse duam dorëheqje; dhe për mungesën e transparencës”, deklaroi Lleshi.

Një tjetër aktivist akuzoi qeverinë për dështime në fusha si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut ndaj kryeministrit.

“Çdo fenomen këtu është i lidhur me sabotimin dhe tradhtinë. Kjo klasë politike e ka lënë Shqipërinë pa arsim, pa shëndetësi dhe pa zhvillim. SPAK të arrestojë Ramën. Rrëzimi i kësaj qeverie është çështje mbarëkombëtare”, tha ai.

Protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët paralajmëruan se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.m.k

Po ndodh

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026
FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.