Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera

16/07/2026
EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të dyshuara për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në pranga ranë Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës, Valbona Doni, 59 vjeçe, shefe e financës, si dhe Paola Dana, 39 vjeçe, arkëtare/llogaritare.

Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026, tre të ndaluarat dyshohet se nuk kanë arkëtuar në arkën e degëve të Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave, duke i përvetësuar ato.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Policia bëri me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.