Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate, pasi anëtarja Ilirjana Kuçana kërkoi që të hidhej në votim një rezolutë, duke iu referuar zbatimit të statutit të partisë. Ndërkaq anëtari tjetër i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha tha se nuk ishte marrë në konsideratë për diskutim një kërkesë e tij për procesin e votimit.

Debati nisi pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi emrat e propozuar për nënkryetarët dhe sekretarët e rinj të partisë. Në atë moment, Kuçana mori fjalën dhe kërkoi që Këshilli të shqyrtonte dhe të votonte rezolutën, duke argumentuar se një procedurë e tillë parashikohet në statut.

Berisha u përgjigj se kishte biseduar më herët me Kuçanën për këtë çështje dhe i kërkoi asaj t’u përmbahej dispozitave statutore.

“Ke komunikuar me mua sot, të kam thënë ‘ndiqe statutin’, asgjë nuk ju mohohet”, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes.

Më herët, përmes një reagimi publik, Ilirjana Kuçana u kishte bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të votonin sipas ndërgjegjes dhe statutit, duke mos u ndikuar, sipas saj, nga orientimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Më pas para gazetarëve ajo sulmoi numrin 2 të PD duke theksuar se mbajtja e tij në garë nuk është ripërtëritje.

Ajo theksoi se demokratët presin ripërtëritje, meritokraci dhe një frymë të re në parti, ndërsa u kërkoi anëtarëve të Këshillit që vendimin ta marrin bazuar në bindjen e tyre dhe jo mbi udhëzime politike.

Ndërkaq Hoxha braktisi votimin. a.b

Po ndodh

SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Arrestohet Ergys Agasi në Durrës, RENEA e kap pas muajsh në kërkim

26/08/2026
Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje historike për ndarjen e pasurive të krimit

26/08/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

KLGJ zbaton vendimin e Kushtetueses, rrit pagat e gjyqtarëve nga 1 gushti. Qeveria refuzoi

26/08/2026
Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Arrestohet Ergys Agasi në Durrës, RENEA e kap pas muajsh në kërkim

26/08/2026
Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje historike për ndarjen e pasurive të krimit

26/08/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

KLGJ zbaton vendimin e Kushtetueses, rrit pagat e gjyqtarëve nga 1 gushti. Qeveria refuzoi

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.