Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 44/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje kundër qeverisë dhe apel për protestë në Bruksel

14/07/2026
DITA 44/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje kundër qeverisë dhe apel për protestë në Bruksel

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke përshkuar bulevardin “Gjergj Fishta” dhe akse të tjera të kryeqytetit, ndërsa kanë hedhur parulla kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur në kor “Rama, SPAK you!”, si edhe sloganin “Parlamenti i krimit”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 44-t, ka nisur si zakonisht përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, aktivistja Luçiana Kokaj u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë, Gjermani, Holandë dhe vende të tjera evropiane t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet në Bruksel, në të njëjtën kohë kur delegacioni i qeverisë shqiptare do të ndodhet në kryeqytetin belg.

Sipas saj, pjesëmarrja e diasporës do të shërbejë për të përcjellë para institucioneve evropiane mesazhin e protestuesve në Shqipëri.

“Qeveria do të jetë nesër në Bruksel. Por kemi një lajm të bukur, vëllezërit tanë nga Gjermania, Holanda dhe Brukseli do të jenë aty duke protestuar”, deklaroi Kokaj.

Ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë në protestë për të dëshmuar, sipas saj, realitetin me të cilin përballen qytetarët shqiptarë.

Në përfundim të fjalës së saj, Kokaj theksoi se protestuesit mbështesin procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por kërkojnë që ai të shoqërohet me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe garantimin e dinjitetit për qytetarët.

“Jemi ne të parët që duam Bashkimin Europian, por duam të jetojmë me dinjitet në vendin tonë”, u shpreh ajo.

🔊

AI Generated VoiceFrom DRONI AI Project

🔊

Voce Generata da AIDRONI AI Project

Tags: BrukselEdi Ramaprotestatirane

Po ndodh

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon pafajësi

14/09/2026
“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon pafajësi

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.