Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

12/07/2026
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike të qytetit. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë, ndërsa u sekuestruan rreth 700 doza drogë të llojeve të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre në qytet.

Në pranga ranë shtetasit N. K., 20 vjeç, R. H., 20 vjeç dhe M. M., 23 vjeç, të tre banues në Lezhë, si dhe shtetasit italianë C. L., 42 vjeç, banues në Romë, dhe C. S., 37 vjeç, banues në Palermo.

Të dyshuarit u ndaluan në zonën e Zvërnecit. Gjatë kontrollit fizik, në automjetin që përdornin dhe në banesën ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, policia gjeti dhe sekuestroi 700 doza të lëndëve narkotike të llojeve “Tusi”, “Ketaminë”, “MDMA”, “Kokainë”, “Ekstazi” dhe “Kanabis”, të përgatitura për shitje.

Gjithashtu, u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe tetë telefona celularë.

Nga hetimet paraprake rezulton se grupi dyshohet se shpërndante lëndët narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit të Vlorës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.a.b

🔊

AI Generated VoiceFrom DRONI AI Project

🔊

Voce Generata da AIDRONI AI Project

Po ndodh

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon pafajësi

14/09/2026
“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026
PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon pafajësi

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.