Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DURRËS/ Në pranga 2 të kërkuar në Shkup për vrasje dhe organizatë kriminale

10/07/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, duke arrestuar në Durrës dy shtetas të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vepra të rënda penale, ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i dyshuar se u kishte siguruar dokumente të falsifikuara.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, partnerët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Shkup, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të operacionit u lokalizuan dhe u arrestuan në Durrës shtetasit M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

Sipas Policisë, ndaj tyre INTERPOL kishte lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për veprat penale të vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit, efektivët u gjetën dy të arrestuarve dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se i kishin përdorur për të dalë nga territori i Maqedonisë së Veriut dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

Në vijim të operacionit, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Xh. R., 26 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se u kishte siguruar dokumentet e falsifikuara dy personave të kërkuar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit falënderoi partnerët amerikanë të DSS për bashkëpunimin dhe koordinimin në realizimin e këtij operacioni ndërkombëtar.

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.