Mirela Kumbaro ka përfunduar dëshminë e saj në ambientet e SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Kumbaro deklaroi shkurt për mediat se ishte paraqitur në cilësinë e deklarueses lidhur me çështjen e Arena Kombëtare.
“Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare”, u shpreh Mirela Kumbaro.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë. m.k





