Hashim Thaçi është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në Hagë për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa është shpallur i pafajshëm për disa krime lufte dhe për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Sipas vendimit të trupit gjykues, Thaçi është shpallur fajtor për ndalimin e paligjshëm dhe arbitrar të afro 300 personave, si dhe për vrasje të paligjshme si krim lufte.
Gjykata e ka shpallur gjithashtu fajtor për torturë. Për këto vepra, trupi gjykues ka caktuar dënime të veçanta, përkatësisht 15 vjet burgim për ndalimin arbitrar, 20 vjet burgim për torturën dhe 23 vjet burgim për vrasjen.
Pas bashkimit të dënimeve, dënimi përfundimtar ndaj Hashim Thaçit është caktuar në 25 vjet burgim.
Ndërkohë, Thaçi është shpallur i pafajshëm për disa nga krimet e luftës dhe për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Vendimi po shpallet sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.a.b





