Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Financave të PS-së, Arben Malaj, ka replikuar me Erion Veliaj që ndodhet aktualisht në arrest me burg duke sjellë në vëmendje një histori personale me arrogancën e Veliajt.

Sipas Malajt, kryebashkiaku është një nga figurat që ka konsumuar më shumë “mëkate” në karrierën politike, duke përmendur ndër të tjera trajtimin e ashpër ndaj tregtarëve të vegjël dhe konfliktet me banorët e zonës së 5 Majit.

Malaj shprehet gjithashtu i gatshëm të dëshmojë për një skemë që, sipas tij, Veliaj ka përdorur në bashkëpunim me oligarkë për përvetësimin e pronave. Ai tregon një episod personal, ku pretendon se i është bllokuar një leje ndërtimi për tokën e familjes së tij dhe se është përballur me qëndrime arrogante nga kryebashkiaku.

Në përfundim të reagimit, Malaj deklaron se është i gatshëm të dalë dëshmitar për këto pretendime, duke theksuar se çështja lidhet edhe me kujtimin e vëllait të tij të ndjerë.a.b

POSTIMI I MALAJ/ Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është”engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokurore me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi ligjorë i kritereve ligjore dhe masave duhet verifikuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, po nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse:

Veliaj dhe Mjaft qenë që ditën e parë skllav vullnetar i Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, midis shumë të tjerëve edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve ne miloona euro te “Mjaft” duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.

Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza?!

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të asnjë kuadrati në New York.

Veliaj, bashkë me policinë e shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke bërë të qajnë dhe të mallkojnë bashke me fëmijët në krahë e gjysheve, apo duke thithur gazin e helmuar.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi ushtrinë me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata të gjithë kryesisht kishin portale dhe ngrinin në qiell Veliajn dhe luftonin paçipërsisht çdo individ.

Kurtz, ish kancelari i Austrisë vetëm se ndërtojë të njëjtën skemë ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e Kyetarit të partisë, humbi postin e Kancelarit dhe u gjykua për ta dënuar edhe penalishtë.

Veliaj turpërisht sulmonte çdo zë kritik duke i atakuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, “dhëndrit të shokut Xhemal”

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e “shteti jam unë”.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatê”,

ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.

Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm që të mos ia zaptonin tokën.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetem nga ky rasti konkret.

Por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe cdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën me gomarin/gomarët se të kthehet tek vetvetja.

Rilindasit, ku ju bënlt pjesë si ushtari i mire Shvejk, do të jeni përgjegjës moralë përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, Një i marrë, një vend e çmend;

Në vendin tim, në vendin tënd Kalin e lidhin, gomari pëllet; Se kalin e kanë vënë pas gomarit, Dhe gomarin para kalit.
A

Po ndodh

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
FOTO/ Peqin, furgoni i Postës përplaset me dy makina, bllokohet për disa minuta autostrada

KUKËS/ Aksident me vdekje në aksin Bicaj–Kukës, humb jetën një 64-vjeçar

19/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.