Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare, ku në qendër të diskutimit ishte zhvillimi i sektorit të ndërtimit dhe ndikimi i tij në ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sektori i ndërtimit shpesh përballet me akuza për lidhje me krimin, të cilat i cilësoi të papranueshme, edhe pse pranoi se problematika të tilla ekzistojnë në shumë vende të Europës.

“Erdhëm këtu pikërisht për të parë se si është rritur kompania, çfarë ka bërë ndër vite dhe se si sot ka vende pune të cilat paguhen njësoj si në Europë. Kur them në Europë, them atë fqinje, jo Francën dhe Gjermaninë, por një sërë vendesh. Kemi dëshirë të flasim se si ky realitet transformues mbështet rritjen e vetë te ekonomia që rritet. E pamë të udhës që t’i kërkojmë themeluesit të kompanisë prezantimin e projektit të ri dhe të bëjmë një diskutim të dyanshëm për atë që është bërë deri tani dhe për projektin e së ardhmes.

Kjo është një pasqyrë e sektorit të zhvillimit që sjell shumë të mira. Por nga ana tjetër, për fat të keq, ky sektor sulmohet kur shfaqet me sukses, goditet kur shfaqet si ndryshim dhe mbulohet me baltë kur shfaqet si shenjë e të nesërmes. Është një sektor që merr vazhdimisht goditje, baltë e sulme dhe kjo lëndon shumë protagonistë të tij.

Edhe në sektorin e ndërtimit, ashtu si në çdo vend tjetër, përfshirë edhe vendet që na bëjnë leksione neve, ka probleme. Në Shqipëri ato mund të jenë më të mprehta në disa raste. Jo çdo gjë në sektorin e ndërtimit është e pastër, kjo është e qartë si drita e diellit dhe është e çmuar si djersa e dhjetëra mijëra njerëzve. Por ta fusim gjithë sektorin në kornizën e krimit është e neveritshme dhe e papranueshme. Është e pamundur që të gjithë ata që janë në sektorin e ndërtimit të futen në thesin e baltës.”

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se nga një projekt i vetëm ndërtimi, Bashkia e Tiranës ka përfituar një shumë të konsiderueshme nga taksat.

“Vetëm nga ky projekt, ende pa nisur puna, Bashkia e Tiranës ka marrë 14 milionë euro taksë. Vetëm nga ky projekt! 14 milionë euro janë një shumë e konsiderueshme. Kur projekti të realizohet, qyteti do të përfitojë çerdhe, kopsht dhe Bashkia e Tiranës mund të përfitojë edhe një shkollë. Investitori ka marrë angazhimin ta ndërtojë edhe shkollën kur t’i jepet trualli”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te investimet e huaja në vend, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, investimet e huaja kanë kaluar nga rreth 300–400 milionë euro në vit në të kaluarën, në më shumë se 1.5 miliardë euro aktualisht, një zhvillim që lidhet edhe me rritjen e aktivitetit në sektorin e ndërtimit.

Kryeministri theksoi se ky zhvillim është pjesë e një transformimi më të gjerë ekonomik dhe institucional të vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimi Evropian.

Në fund të fjalës së tij, Rama hodhi poshtë edhe akuzat për rritje të korrupsionit, duke argumentuar se rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit lidhet me rritjen e taksave të paguara dhe me formalizimin e ekonomisë.

“Ndaj ata që flasin sot për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni janë të kapur në fytin e tyre nga mllefi ndaj suksesit. E kanë të pamundur ta gjejnë fuqinë për të pranuar dhe për t’ia falur tjetrit suksesin. Ata që flasin për korrupsionin që na qenka rritur duhet të dëgjojnë nga ju se nuk mund të rritet korrupsioni kur ti paguan 14 milionë euro taksa për një ndërtim.

Kur korrupsioni ishte më i lartë paguhej shumë më pak taksë, sepse përqindjen e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin dhe që janë edhe promotorë ose kundërshtarë të korrupsionit. Por 14 milionë euro taksë me korrupsion nuk shkojnë bashkë.

Nëse rriten të ardhurat e shtetit, ato nuk rriten nga shiu, por nga taksat. Nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura, do të thotë që ka më pak korrupsion. Ndërtuesit që kapërcejnë pragun kanë luftë me ne për cilësinë e projekteve. Rastet negative që ekspozohen dhe rastet pozitive të zhvillimit janë dy anë të së njëjtës medalje që tregon se këtu ka më shumë ekonomi dhe më pak korrupsion”, u shpreh Rama.a.b

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

15/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.