Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Blerina Hoxha


Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”.

Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë.

“Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr..” tha të martën Sinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së komisionit, Ina Zhupa, e cila i kërkoi shembuj për të justifikuar nevojën e ndërhyrjes në ligj.

“Nëse nuk rregullohet kjo procedurë, investitori do të largohet,” përsëriti ajo, duke iu referuar një kërkese të dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner.

Kompania e lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC” mori statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare në dhjetor 2024 për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ndërsa Kushner e kishte shpallur planin e tij për këtë investim më herët.

Deputetja Sinaj e përdori rastin e Kushnerit si argument për ndërhyrjen në ligj me qëllim për të ofruar ‘siguri juridike’ ndaj investitorëve strategjikë përmes asaj që deputetja e quajti ‘harmonizim procedurial’ të dy ligjeve; atij për “Portet turistike” me ligjin për “Investimet Strategjike”.

Deputetja argumentoi si problem kryesor të identifikuar në praktikë vonesat dhe bllokimet e investimeve të rëndësishme turistike.

Në replikë, Zhupa e pyeti Sinajn se si mund të ishte bllokuar investimi në Sazan, kur ai nuk kishte nisur akoma dhe gjatë zhvillimit të mbledhjes kërkoi më shumë sqarime për rastin, por deputetja socialiste refuzoi të përgjigjej.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga Sinaj, i mbështetur edhe nga qeveria parashikon që një investitori strategjik që do të ndërtojë komplekse turistike në bregdet dhe në projekt ka parashikuar dhe ndërtimin e një porti turistik do t’i jepet pa garë edhe koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit, që aktualisht ia ndalon ligji në fuqi për portet.

Sinaj deklaroi se ndryshimi ligjor do të shmangë një konflikt të mundshëm mes investitorësh, nëse ndërtimin e portit brenda një investimi strategjik mund ta fitojë një investitor tjetër dhe jo ai që ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Ajo po ashtu pretendoi se kishte raste të tjera në Durrës dhe në Vlorë që investitorët strategjikë kërkonin ‘siguri’ për ndërtimin e porteve turistike që ishin brenda investimeve strategjike të miratuara.

Zhupa e kundërshtoi nismën ligjore si një nismë antikushtetuese dhe një tentativë të qeverisë për të favorizuar disa emra investitorësh strategjikë, duke u dhënë pa garë portet turistike të vendit.

“Në vend që të futen në një garë konkurruese, e marrin dhuratë nga qeveria,” tha Zhupa.

“Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat,” shtoi ajo.

Sipas Zhupës, përjashtimi i një kategorie subjektesh nga detyrimi për procedurë konkurruese krijon trajtim preferencial, kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë dhe cenon barazinë e mundësive në treg.

“Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore,” theksoi ajo./BIRN

Po ndodh

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.