Botuesi i televizionit Report Tv, Carlo Bolino, ka shkarkuar nga puna drejtuesin e emisionit “5 Pyetjet”, gazetarin Ilir Babaramo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari Babaramo përmes një reagimi publik, ku tregon se vendimi i është komunikuar nga pronari i televizionit gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna”, deklaron Babaramo.
Sipas tij, gjatë bisedës telefonike, arsyeja e shkarkimit lidhej me qëndrimet kritike ndaj qeverisë. Gazetari thotë se gjatë komunikimit i është përsëritur disa herë se nuk mund të punojë për televizionin dhe njëkohësisht të kritikojë qeverinë.
“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, përsëriste pa pushim, tregon më tej Babaramo, duke përshkruar bisedën me botuesin e televizionit.
Gazetari thekson se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit e televizionit.
“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report Tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.
Ndërkaq Tv Report ka bërë një njoftim për largimin me dy shkallë të Babaramos, njëherë pezullim dhe më pas ndërprerje të marrëdhënieve me televizionin për shkak se në një transmetim live, sikurse shprehet njoftimi i TV Report, Babaramo ka fyer kolegun Denis Minga duke supozuar se atij i vinin udhëzimet për përgjigjet përmes kufjes.
Debati u zhvillua në një moment kir Babaramo tha se qeveriabpo vjedh si n’Karadak. a.b





