Çanta e një studenti mbushur me libra dhe një molotov dhuratë për kryeministrin
Policia ka gjetur dje në çantat e të ndaluarve libra shkolle e ngjitur me to edhe molotovë.
Zemërimi ndaj qeverisë është aq i madh sa nisen për në shkollë me mendjen për të sulmuar kryeministrinë që i përgadit çdo ditë si kontigjent për emigracion.
Policia arrestoi mbrëmë 18 protestues dhe 28 të tjerë u proceduan.
Policia e Tiranës ka identifikuar 46 persona të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, 18 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 28 të tjerë janë proceduar penalisht.
Sipas Policisë, një grup protestuesish kanë kundërshtuar punonjësit e rendit, të cilët ishin angazhuar për ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe garantimin e rendit publik, si dhe kanë hedhur në drejtim të tyre lëndë piroteknike, shishe me lëndë djegëse (molotov) dhe sende të forta.
“Në pranga janë vënë shtetasit: A. K., 19 vjeç; D. G., 32 vjeç; A. I., 42 vjeç; V. I., 22 vjeç; E. Xh., 18 vjeç; K. N., 23 vjeç; R. I., 20 vjeç; E. C., 46 vjeç; R. P., 26 vjeç; M. K., 31 vjeç; A. D., 31 vjeç; K. K., 45 vjeç; F. D., 23 vjeç; B. B., 23 vjeç; A. D., 53 vjeç, si dhe tre shtetas të mitur. Ndërkohë, 27 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, materialet i janë referuar Prokurorisë për nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, njoftoi policia e Tiranës.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 25 shishe molotov të pashpërthyera, 27 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë tubimit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.a.b





