Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosjet Epstein: Përmendet Shqipëria sipas përshkrimit për vajzat nga Jagland, aplikimi për punë i 20 vjeçares ndërsa në Slovaki Lajçak ikën

31/01/2026
Dosjet Epstein: Përmendet Shqipëria sipas përshkrimit për vajzat nga Jagland, aplikimi për punë i 20 vjeçares ndërsa në Slovaki Lajçak ikën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Epshtejn

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar ditën e djeshme një sasi të madhe materialesh shtesë nga dosjet hetimore që lidhen me Jeffrey Epstein. Mes rreth 3 milionë dokumenteve dhe komunikimeve të reja, përmendet edhe Shqipëria.

Në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë figuron një email që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, i ka dërguar Epsteinit pas një vizite zyrtare në Shqipëri në vitin 2012. Mesazhi elektronik mban datën 25 maj 2012, një ditë pas vizitës së Jagland në Tiranë, dhe përmban frazën: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.

Sipas axhendave dhe burimeve publike, më 24 maj 2012, Jagland ka zhvilluar takime zyrtare në Tiranë me zyrtarët më të lartë të asaj kohe në Shqipëri.. 

Thorbjørn Jagland ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucion që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende, si dhe ka mbajtur më herët postet e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Norvegjisë.

Ndërkaq Shqipëria është përmenduar edhe në dy raste të tjera, njëherë përmes aplikimit të një vajze shqiptare për punë tek ‘kopshti Epshtejn’ dhe një herë tjetër nga vetë Epshtejn që flet për një mikun e tij që la gruan për një shqiptare.

Ndërkohë, publikimi i dosjeve Epstein ka sjellë pasoja politike edhe në Sllovaki. Ish-ministri i Jashtëm Miroslav Lajçak ka dhënë dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, pas publikimit të komunikimeve të tij me Epstein, raportojnë mediat sllovake.

Materialet e publikuara tregojnë për takime dhe shkëmbime mesazhesh mes Lajçak dhe Epstein, ku diskutimet kanë qenë të natyrës personale. Emri “Miro”, siç i referohej Epstein ish-ministrit sllovak, shfaqet mbi 700 herë në dokumente, megjithëse nuk është e qartë nëse çdo referencë lidhet drejtpërdrejt me të.

Në një nga mesazhet e vitit 2018, dërguar nga Kievi, Lajçak i shkruante Epsteinit gjatë një vizite zyrtare në Ukrainë, ku po merrte pjesë në takime me ish-presidentin Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Komunikimet përfshijnë gjithashtu shkëmbime mesazhesh nga Moska për vajzat ruse dhe komente që nuk lidhen me aktivitetet zyrtare diplomatike.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka rikthyer në vëmendje lidhjet dhe komunikimet e figurave politike ndërkombëtare me Jeffrey Epstein, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi përmasat e rrjetit të tij të kontakteve.a.b

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.