Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha takon Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e Ramës

02/10/2025
Berisha takon Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë,  Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), z. Theodoros Roussopoulos. Në takim u diskutua në lidhje me pasojat dramatike të narkodiktaturës në rrënimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomisë në Shqipëri.

Berisha e nisi takimin duke i shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë Presidentit Roussopoulos dhe Asamblesë së PACE për mbështetjen e palëkundur ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike. Ai theksoi rolin thelbësor që luan Asambleja në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në të gjithë kontinentin, përfshirë Shqipërinë, ku faktikisht është vendosur diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në drogën dhe kartelet e saj.
Gjatë takimit, z. Berisha ngriti disa çështje urgjente:
Ai evidentoi abuzimin sistematik me pushtetin nga ana e Edi Ramës, persekutimin e opozitës, kapjen e cdo institucioni.
• Ekonomia e drogës dhe kapja e shtetit: Z. Berisha ngrit shqetësimin që Shqipëria tashmë është konfirmuar si ivetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë.
• Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur mbi 1,099 milionë qytetarë, me të rinjtë dhe profesionistët që largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mungesës së mundësive. Vendi përballet me një kolaps demografik të pakthyeshëm.
• Rënia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvlerësimi i madh i Euros nga futja me kontejnerë, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.
• Pastrimi i parave të drogës: Pas marrëveshjeve të narkoqeverisë me kartelet shqiptare të drogës aktualisht më të fuqishme në Europë, Shqipëria është shndërruar në parajsën e larjes së miliardave të eurove të drogës të këtyre karteleve. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE, e megjithatë çmimet e apartamenteve në kullat dhe pallatet e drogës vetëm rriten.
• Manipulimi zgjedhor: Z. Berisha shprehu shqetësim të thellë për farsën zgjedhore parlamentare të vitit 2025, ku kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.
• Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave te tjera nga Edi Rama: Së fundmi, z. Berisha dënoi refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky refuzim I hapur e flagrant konfirmon se pushteti gjyqësor është thjesht formal. Z. Berisha e konsideroi një tjetër provokim skandaloz emërimin e znj. Olta Xhaçka në krye të Delegacionit Shqiptar në PACE, pavarësisht se për të ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe një opinion të Komisionit të Venecias të pazbatuar.
• Z. Berisha bëri thirrje për një vëmendje më të shtuar nga PACE dhe të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare ndaj narkoregjimit autokratik në Shqipëri, si dhe për mbështetje në rikthimin e rendit demokratik, pavarësisë së drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi angazhimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishmërinë për të ndjekur nga afër çështjet alarmante të ngritura gjatë takimit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.