Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Tragjedia në autostradën Egnatia në Greqi. Si ndodhi aksidenti me 3 shqiptarë pa jetë nga flakët e makinës së përplasur

18/08/2025
EMRAT/ Tragjedia në autostradën Egnatia në Greqi. Si ndodhi aksidenti me 3 shqiptarë pa jetë nga flakët e makinës së përplasur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një aksident i rëndë trafiku tronditi pasditen e së hënës autostradën Egnatia, në segmentin midis Ksanthit dhe Komotinit, pranë pikës së pagesës së Iasmos.

Sipas raportimeve të televizionit grek ERT, përplasja përfshiu dy automjete dhe një kamion, duke shkaktuar shpërthimin e një zjarri të fuqishëm. Për pasojë, tre shtetas shqiptarë humbën jetën tragjikisht, ndërsa një i katërt u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Hetimet paraprake tregojnë se një nga makinat ishte ndalur pranë pikës së pagesës. Në ato momente, një kamion u përplas me mjetin e ndalur, duke shkaktuar menjëherë flakë shkatërruese. Dëshmitarët treguan se pasagjerët e bllokuar kërkonin ndihmë me thirrje të dëshpëruara, por askush nuk mundi t’i shpëtonte, pasi mjeti u përfshi brenda pak sekondash nga zjarri.

Në automjet ndodheshin katër persona shqiptarë. Tre prej tyre u dogjën për vdekje, ndërsa i katërti u nxor i gjallë, por në gjendje kritike. Një 59-vjeçar, një 61-vjeçar dhe një 57-vjeçare, u dogjën për vdekje në ngjarje, ndërsa një 49-vjeçare arriti të dilte nga automjeti.

Viktor Bushi (59 vjeç), Klarenc Kacaj (61 vjeç), dhe Marianka Bushi Aliraj (57 vjeçe)” janë viktimat , ndërsa “Mardalena Kaçaj (49 vjeçe)” është e plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia nuk ka konfirmuar emrat zyrtarisht.

Në automjetin tjetër ishin katër persona, të cilët rezultuan të jenë të afërm të viktimave: një 36-vjeçar (drejtuesi), një 28-vjeçare (bashkudhëtare) dhe dy fëmijë, 4-vjeçar dhe 6-vjeçar. Ata u dërguan në spital pa lëndime serioze.

Shoferi i kamionit është nga Bullgaria dhe ndodhet në gjendje serioze në spital

Të dy të plagosurit po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Sismanoglio” të Komotinit, ndërsa mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e transferimit të tyre në Spitalin Universitar të Aleksandropolis.

Burime mediatike greke raportojnë se viktimat kishin udhëtuar drejt Evrosit për të marrë pjesë në një dasmë dhe ishin në rrugën e kthimit kur ndodhi tragjedia.

Ndërkohë, në një makinë tjetër, e cila u përfshi në aksident si pasojë e përplasjes me kamionin, udhëtonin tre persona të tjerë. Fatmirësisht ata arritën të braktisnin automjetin në kohë, duke shpëtuar pa lëndime.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.