Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata i jep të drejtë News24, kërkon të lirohen ambientet dhe të rikthehen pajisjet e grabitura. Deklarata e Hysenbelliut

12/08/2025
Gazetarët, protestë para zyrave të okupuara nga ushtria te News 24. Ftese për solidaritet, Jole: Eshte luftë ndaj lirisë së medias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshme sot pasdite veprimet e drejtorit të KAYO, Ardi Veliu, ndaj News24 dhe mediave të “Focus Group”.

Gjykata e Tiranës ka vendosur:
1. Shoqëria KAYO të kthejë brenda 48 orëve me inventar materialet e marra nga ambientet e redaksisë ku përfshihen kompjuterët dhe dosjet e punës së gazetarëve dhe çdo mjet tjetër.
2. Të lejohet menjëherë hyrja e stafit në godinën e “Panorama Group”, kontrata e së cilës vijon deri në vitin 2033.
3. Gjykata fton të dëmtuarit që brenda 15 ditësh të padisin organet shtetërore për cënimin e të drejtës së punës dhe sekreteve gazetareske.

News24 u bastis bga policia në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë pa një vendim gjykate për të vendosur në ambientet e saj punonjësit e kompanisë shtetërore KAYO. Televizionit iu fik sinjali i transmetimit, ndërsa gazetarët, stafi teknik dhe punonjësit e tjerë u nxorën jashtë dhe nuk u lejuan të aksesonin vendet e tyre të punës.

Të hënën kompania KAYO kreu akte të tjera të paligjshme ndaj News24, duke shembur përmes IKMT-së objektin ku ruheshin pajisjet e transmetimit. Në orët e vona u plaçkitën zyrat dhe me dhjetëra kamionë u grabitën dosjet dhe materialet e gazetarëve, vendndodhja e të cilave nuk ende nuk dihet.

Gjatë 4 ditëve radhazi, News24 transmetoi vetëm në kanalin e Youtube.

Po sot pronari i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu ka siguruar gazetarët se mediat nuk do të mbyllen pas sulmit që ndërmori ushtria dhe policia ndaj News24.

“Ju drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”, shprehet në mesazhin e tij, Irfan Hysenbelliu.

DEKLARATA E HYSENBELLIUT/ Si botues i “Focus Group”, i News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport, Panorama Online dhe Gazeta Shqiptare Online dënoj me forcë të gjitha veprimet e rënda, të paprecedenta dhe tërësisht të paligjshme që janë ndërmarrë ndaj Grupit tonë mediatik.

Sot, pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik.

Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal dhe përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar. Në mënyrë të fshehtë, civilë me automjete të paidentifikuara janë futur në ambientet tona dhe kanë marrë dokumente konfidenciale, materiale të ndjeshme dhe dosje që lidhen me hetime serioze mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.

Këto materiale janë rezultat i një pune të ndershme, të rrezikshme dhe të palodhur nga gazetarët tanë – dhe tani, përveç dëmit moral, po rrezikohet realisht edhe jeta e tyre.

Ky është një paralajmërim i qartë dhe i rrezikshëm për çdo media që guxon të hetojë dhe të flasë dhe të publikojë të vërtetën.

Ju drejtohem të gjithë punonjësve të News24 dhe grupit mediatik “Panorama”: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë.

News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.

Ju bëj thirrje institucioneve të shtetit: Të ndalojnë menjëherë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin e televizionit, të lejojnë gazetarët të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të respektojnë ligjin dhe parimet e shtetit të së drejtës.

I falënderoj përzemërsisht gazetarët tanë, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias, partnerët tanë dhe qytetarët që po tregojnë solidaritet në këtë moment kritik.

News24 do vazhdoje te jete dritarja e së vërtetës, misioni ynë do vazhdojë!

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të tërhiqemi. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

17/02/2026
Dy masa të tjera sigurie pas arrestimit të Metës. Avokati takon Metën në polici, 3 akuza

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës

17/02/2026
Arrestime në Bashkinë e Tiranës, 2 drejtorë në pranga. Gjithsej 9 urdhërarreste nga SPAK

Sa vite burg kërkon SPAK për anëtarët e organizatës 5D

17/02/2026
Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

17/02/2026
Dy masa të tjera sigurie pas arrestimit të Metës. Avokati takon Metën në polici, 3 akuza

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës

17/02/2026
Arrestime në Bashkinë e Tiranës, 2 drejtorë në pranga. Gjithsej 9 urdhërarreste nga SPAK

Sa vite burg kërkon SPAK për anëtarët e organizatës 5D

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.