Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Si u përfshi Presidenca dhe Magjistratura në zgjedhje

07/06/2025
PD: Si u përfshi Presidenca dhe Magjistratura në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenca vendosi në dispozicion të partisë – shtet kabinetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, tha sot në një deklaratë zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin,  Genta Vangjeli.

PD ka publikuar letrën për Presidencën ku theksohet pjesëmarrja e një këshilltari në institucionet zgjedhore.

“Kjo ishte arsyeja që në datën 30 Maj, Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën e tij drejtuar Presidentit për mosndërhyrje të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik nga ana e këtij institucioni.

Kjo kërkesë lidhej me emrin e Ilirjan Rusmali, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban njëherazi detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke sjellë si pasojë shkeljen e dispozitave ligjore nëpërmjet cenimit të parimit të  neutralitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit”, deklaroi Vangjeli.

Përjashtimi i Rusmalit nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, ka qenë objekti i kërkesës së PD -ASHM në datën 2 Qershor duke arsyetuar sjelljen dhe vendimmarrjet e tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, duke krijuar arsye serioze për njëanshmëri, në mbështetje të nenit 42, pika 2, të Kushtetutës, nenit 6, pika 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nenit 135 të Kodit Zgjedhor.

Kërkesa e mësipërme sigurisht u rrëzua nga KAS duke mos pranuar përjashtimin e Rusmaliׅ.

Në vijim Vangjeli theksoi se edhe Magjistratura ka përfshirje në zgjedhje.

“Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj, kështu kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës zonja Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS  në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).

Partia Demokratike kërkon me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto paligjshmëri”, theksoi Vangjeli. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Bardhi i përgjigjet Ramës: Reforma territoriale, vendim i paracaktuar si tenderat e Belindës

02/08/2026
Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Bardhi i përgjigjet Ramës: Reforma territoriale, vendim i paracaktuar si tenderat e Belindës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.