Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet”

20/05/2025
“Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale! Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi.

“Cilido që lexon raportin e OSBE/ODIHR dhe të gjithë vëzhguesve, se ky raporti paraprak është i përbashkët mes OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, i ka paraqitur të gjitha me vërtetësi.
Natyrisht me gjuhën e raporteve, por ndër të tjera citohet në raport direkt edhe ky dokument.
Citohet në raport ky dokument dhe ato citime në raport bazuar në këtë dokument, ato përmbysin, ato dëshmojnë për farsë elektorale.
Ku aty shkruhet për kushte të pabarabarta.
Ku aty shuhet se u shua kufiri midis shtetit dhe partisë.
Ata nuk i nxjerrin nga xhepi i tyre, ata i nxjerrin nga dokumenti i Kopenhagenit.
Por për hir të së vërtetës, e kanë cituar.
Kështu që zgjedhjet janë farsë.
Ishin farsë elektorale.
Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsë.
Dhe e paralajmëroj të mos bëjë asnjë lloj përpjekje, ndërhyrje mbi dokumentacione dhe të tjera që i ka të zakonshme.
Ua tregova unë historinë se çfarë ndodhi në Këshillin e Europës.
Ia anuluan darkën për sjelljen e tij si me qenë i biri i Gadafit apo i Enver Hoxhës, dhe pastaj fluturuan qindra mesazhe kërcënimi tek personalitete që i anuluan darkën.
I them mos guxo të përzihesh në asnjë lloj procesi sepse këtë e ke gatuar vetë dhe nuk e ke gatuar me datë 11, e ke përgatitur në mënyrën më kriminale” , deklaroi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.