Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha nga Brukseli në protestë: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë!

16/05/2025
Berisha nga Brukseli në protestë: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha u kthye sot nga Brukseli ndërsa u përfshi menjëherë në protestën që po mbahej ndërkohë në Bulevardin Zogu I në Tiranë.

Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë, deklaroi kreu i PD.

“Kjo betejë kërkon angazhimin e të gjithë ne, të gjithë shiqptarëve, por u siguroj se kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë të rëndësishme, në çdo parlament, në çdo qeveri të vendeve të lira në Europë dhe në botë.
Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë, nga luftëtarët e votës së lirë.
Ndaj dhe të vazhdojmë me përkushtim.
Edi Rama nuk ka të ardhme.
Do përfundojë aty ku kanë përfituar armiqtë e lirisë së kombeve, armiqtë e votës së lirë.
Ishte jashtëzakonisht koincidencë pozitive ky takim ndërkombëtar i liderëve europianë.
Dhe Edi Rama i priti ata si një hajdut, si një plaçkitës, i priti si El Çapo, i priti si Toto Rino, i priti ashtu siç është, i aftë për të shkelmuar çdo ligj, çdo parim për të qëndruar në pushtet vetëm se e di se vendin e ka në burg dhe u garantoj se atje do të shkojë.
Duhet të përshëndes mediat ndërkombëtare që e dhanë që dje lajmin për protestën e opozitës për shkak të vjedhjes së votës.
Pra, kemi aleatë të shumtë në këtë betejë dhe do jenë gjithnjë e më të shumtë.
Të dashur miq, masakra zgjedhore e 11 Majit shënon masakrën më të turpshme ndaj votës së lirë në historinë e Europës.
Shënon dëshminë më flagrante të Edi Ramës, të qëndrimit të tij armiqësor, të rikthimit të tij në genin e etërve mizore.
Por gjithashtu është një apel, një thirrje për të gjithë shqiptarët që të mos pajtohemi dhe të bëjmë çdo sakrificë, çdo betejë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.
Të ngrihemi mbi terroristët elektoralë, mbi bandat.
Të ngrihemi mbi ata punonjës dhe nëpunës, të cilët shndërrohen për shkak të vjedhjeve që kanë bërë në armiq të njerëzve të lirë.
Kanë vendosur një zonë sigurie ndaj protestuesve paqësorë.
Por mos mendoni se këto lajme nuk do shkojnë në të gjitha kancelaritë e Europës dhe botës.
Zëri ynë, zëri juaj, zëri i shqiptarëve që luftojnë për votën e lirë, do dëgjohet dhe do ushtojë fuqishëm në Europë dhe botë”, tha Berisha në protestë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.