Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përmbysje në emrat e njohur: Emra të rinj hyjnë në Kuvend, shumë politikanë të vjetër mbeten jashtë

14/05/2025
Përmbysje në emrat e njohur: Emra të rinj hyjnë në Kuvend, shumë politikanë të vjetër mbeten jashtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë figura të njohura politike nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të ri sipas projeksioneve më të fundit në disa zona ku vikon numëriimi ndërsa në shumë qarqe ka përfunduar tashmë.

Në Shkodër, Bardh Spahia ka rezultuar kandidati më i votuar në radhët e PD-së. PS ka siguruar katër mandate nga lista e mbyllur, ndërsa ish-ministrja Edona Bilali, megjithëse e para në listën e hapur, mbetet jashtë Kuvendit.

Kukësi ishte qarku i parë që përfundoi numërimin e votave preferenciale. Shkëlqim Shehu arriti të përmbysë rezultatin brenda PD-së, duke i rrëmbyer mandatin Isuf Çelajt.

Në Lezhë, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala janë më të votuarit nga koalicioni PD-ASHM, ndërsa nga PS kryeson Pranvera Skana. Ndarja përfundimtare e mandateve mbetet e paqartë, pasi pritet ndikimi i votave të diasporës.

Në Dibër, ndarja 3-2 në favor të PS-së ka lënë jashtë kandidatë me shumë vota si Përparim Spahiu, Xhemal Gjunkshi dhe Basir Çollaku. Mandatin e PS-së e mori Agron Malaj.

Në Durrës, ish-prokurori Arjan Ndoj është më i votuari nga opozita, ndërsa nga PS dallojnë Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Etleva Budini – kjo e fundit përfiton nga kuota gjinore.

Në Tiranë, beteja ka qenë më e forta. PS ka marrë 19 mandate dhe PD 13. Nga lista e hapur e PD, vetëm Ilir Alimehmeti ka siguruar një vend në Kuvend. Ndërkohë, figura të njohura si Jorida Tabaku, Myslim Murrizi, Ilir Meta, Mimoza Hajdarmataj, dhe Grigels Muçollari mbeten jashtë. Nga PS, më të votuarit janë Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Ornaldo Rakipi, Antonela Dedej dhe Anila Denaj. Jashtë mbeten emra si Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Olta Xhaçka dhe të tjerë.

Në Elbasan, për shkak të rezultatit të dobët të PD-së, asnjë kandidat nga lista e hapur nuk ka siguruar mandat. Socialistët pritet të përfaqësohen nga Sara Milen, Saimir Hasalla, Aulona Bylykbashi dhe Olsi Komici.

Në Fier, votat preferenciale kanë renditur si më të votuar Klevis Jahajn, Asfloral Haxhiun, Elton Korreshin, Ceno Klosin, Antoneta Dhimën, Zegjine Çaushin dhe Ilirjan Muskon.

Në Berat, Parid Mahmutaj dhe Lefter Maliqi nuk arrijnë të hyjnë në Kuvend, pavarësisht votave, për shkak të humbjes së mandateve nga PD. Nga PS, më të votuarit janë Hysen Buzali dhe Fadil Nasufi, ndërsa Julian Zyla mbetet jashtë për shkak të kuotës gjinore që favorizon Hatixhe Konomin.

Në Korçë, Jorida Mazelliu është më e votuara nga opozita. Nga PS, Ilirjan Pendavinji, Blendi Çomo dhe Arjan Jaupllari rezultojnë me më shumë vota, por ky i fundit humbet mandatin për shkak të kuotave gjinore.

Në Vlorë, më të votuarit nga PS janë Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Nga PD, Atird Hoxha nuk arrin të sigurojë mandat, duke i humbur edhe një vend të sigurt.

Vota preferenciale këtë herë ka shkaktuar një valë të madhe ndryshimesh në përbërjen e re të Kuvendit, duke sjellë emra të rinj dhe duke lënë jashtë shumë figura të njohura politike. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.