Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pjesëmarrje masive e të rinjve në mitingun e PD, Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

09/05/2025
Pjesëmarrje masive e të rinjve në mitingun e PD, Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me një pjesëmarrje masive kryesisht të rinj është mbyllur këtë mbrëmje fushata e PD, ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se nuk do të ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve, tha Berisha në fjalën e tij.

“Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë.
Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike.
Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë.
Do përgjysmohet tarifa e ujit.
Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5.
Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros.
Tavanet e tatim fitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro.
Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 përqind. TVSH-në 15 përqind.
Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie.
Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.
Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria.
Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë.
Shqipëria do jetë vendi më tërheqës.
Katër zona të lira ekonomike do krijojmë.
Made in Albania, krenari kombëtare.
Miq, fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit.
Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.
Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen pesë herë më shumë se në Shqipëri.
Të dashur fermerë dhe fermere, më 11 Maj votoni se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj.
Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.
Dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro.
Prandaj mblidhuni të gjithë, votoni ndryshimin, votoni për suksesin tuaj”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.