Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha takon kryeministrin kroat, Plenković dhe kryetarin e LDK, Abdixhiku

30/04/2025
Berisha takon kryeministrin kroat, Plenković dhe kryetarin e LDK, Abdixhiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha takoi sot në ambientet e kongresit të PPE në Valencia, kryeministrin kroat, Plenković dhe kreun e LDK, Abdixhiku.

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, z. Andrej Plenković. Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe me pjesëmarrjen edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, si dhe Ministres së Kulturës dhe Medias, znj. Nina Obuljen Koržinek.

“Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që vijnë nga regjimi aktual, si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit. Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon”, njoftoi zyra e shtypit të PD.

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane u zhvillua një takim i rëndësishëm mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, dhe stafit të tij, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe kabinetin e tij. Takimi u karakterizua nga një atmosferë tepër miqësore dhe e afërt, duke reflektuar lidhjet e kahershme dhe bashkëpunimin tradicional mes dy partive simotra të qendrës së djathtë në hapësirën shqiptare.


“Në qendër të diskutimeve ishin sfidat politike me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në dy faza të ndryshme të proceseve zgjedhore – Kosova në periudhën paszgjedhore dhe Shqipëria në prag të zgjedhjeve. Të dy liderët ndanë analiza mbi zhvillimet e fundit politike në vendet e tyre, duke theksuar nevojën për qasje të bashkërenduar dhe mbështetje të ndërsjellë në përballimin e sfidave demokratike, si dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese dhe demokratike”, njoftoi zyra e shtypit e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.