Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Padurimi i lobimit kundër kontratës

27/04/2025
Departamenti i Shtetit, deklaratë për ambasadorin Lu, ja cfarë thotë zëdhënsi në detyrë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrata e lobimit të PD është një nga vendimet më të mira, më të nevojshme që kjo parti ka marrë gjatë pragzgjedhjeve.

Duhet futur në funksion çdo mjet legal që shton mundësitë për fitoren e PD dhe neutralizimin e fuqisë financiare, lobuese e korruptuese të qeverisë Rama.

Kjo kontratë e bën më të paqenë praninë e qeverisë Rama në korridoret e administratës amerikane, segmente të së cilës mbështetën një qeveri të korruptuar në Shqipëri.

Kontrata sjell dobi për Shqipërinë, për shqiptarët dhe natyrisht rikthen besimin tek SHBA si një vend që e do një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.

Kontratat e lobimit janë të ligjshme në SHBA dhe jashtë këtij sistemi është vështirë të qarkullosh opinionin apo qëndrimet politike të një vendi, partie qoftë edhe biznesi. 

Kontrata është financuar nga shqiptaro amerikanë, gjithë pjesa tjetër e kontributit është administrative dhe emrat e përfshirë atje janë pjesë e formatit. Teksti i kontratës është i tillë që shpërndan përgjegjësi për zbatimin e saj për aq sa është e dobishme për kontraktuesit.

6 milionë dollarë nuk kanë dalë nga xhepat apo pasuritë e shqiptarëve, nuk janë produkt i një investimi strategjik apo koncesioni. 

Për ta kuptuar më mirë 6 milionë dollarë janë teprica e 1 km rrugë, jo autostradë në Shqipëri. Pasi kjo shifër te autostradat për 1 km është sa dy kontrata. Pra ministria e Transporteve apo bashkia e Tiranës mund të financonin rreth 70 kontrata të këtij lloji brenda një viti pa prishur cilësinë e rrugës por vetëm shëndetin e kontove të sekserëve, kontraktorëve dhe zyrtarëve.

Të mbledhësh 6 milionë dollarë në diasporë për një qëllim politik tek i cili besojnë nuk është ndonjë vështirësi e madhe. Kushdo jeton në SHBA e di këtë gjë.

Rama do të shpenzojë më shumë se 6 milionë për ta zbehur kontratën dhe efektin e saj. Nuk do ju tregojë asgjë për këto lloj shpenzimesh.

PD nuk duhet të shpenzojë shumë kohë për ti shpjeguar Ramës për kontratën por ti shpjegojë shqiptarëve se çfarë po u ndodh nga kontratat e Ramës, që nisin tek xhepi i çdo shqiptari dhe fryhen në xhepat e 20 burrave që ndajnë nderet me Kryeministrin. Ato nuk jamë 6 milionë dollarë. Kaq është ‘tips’ për ‘kamarierët’.

Po ashtu nuk duhet fajësuar SPAK pse paska nisur verifikimet për një ngjarje që nuk është në Shqipëri, që nuk kanë letër porosi nga amerikanët, që është e publikuar në regjistrin përkatës të lobimeve, FAFA. Ashtu kanë menduar. Kjo i kompromenton. Pasi ngritja në axhendë e kontratës furnizon propogandën e Edi Ramës. Mund të tregohej më i duruar Rama në nisjen e këtij aksioni. 

Por të paktën askush nuk mund të thotë se SPAK ndikohet nga Berisha. Se pas arrestimit të Veliajt shumë njerëz filluan të shikonin Dumanin te shkallët e selisë së PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.