Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Derbi i Tiranës, policia bllokon rrugët rreth stadiumit Arena

07/04/2025
Policia e Shtetit, cilat rrugë janë sot të bllokuara për ndeshjen me Çekinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 07.04.2025, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë. r.s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Durrës, grabitet me dhunë marketi në lagjen 17

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.